Muhamet Ahmeti-Metis Fragment

Vepra me ngërthim të dufit ekspresivo-dramatik e ireal – Muhamet Ahmeti-Metis

NGA: HIVZI MUHARREMI

6 JANAR 2022

Me rastin e ekspozitës përsonale të artistit Muhamet Ahmeti-Metis, hapur kohë më parë në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Ekspozita ndërlidhet me punën e tij të paprajshme 30 vjeqare, ku autori përmes cikleve e prezanton tërë punën kreative artistike që nga faza e hershme e deri tek punimet e fundit. Pra, si një tërësi ekspozita shpërfaq një retrospektivë të krijimtarisë artistike të autorit dhe njëherit shënon gjashtëdhjetvjetorin e lindjes së artistit.

Krijuesi Muhamet Ahmeti-Metisi i takon plejadës së artistëve të brezit të mesëm i cili përvec fushës së ngusht të krijimtarisë së tij nga ilustrimi aktivisht mirret me pikturë që nga cikli “Gjithësia ime”, “Vendi im magjik” e deri tek “Bota magjike”. Pra, opusi krijues i tij është shumë i gjerë dhe shkoqitet me tablo nga 19 ciklet të cilët në kontinuitet shpërfaqin ngjarjet më aktuale me të cilat jemi përballur gjatë periudhave të ndryshme historike e atë duke filluar nga periudha Ilire e deri tek ditët e sotme ku i tërë globi botëror është duke u ballafaquar me sfidat më të mëdha të sëmundjes infektive, vdekjepruese të pandemisë Covid 19. Pra cdo cikël në aspektin figurativ dhe përmbajtësor i mpleks momentet dhe ngjarjet më aktuale që kanë ndodhur në nënqiellin tonë.

Muhamet Ahmeti-Metis

I tërë opusi krijues i autorit e mpleks rrugën kreative duke filluar nga fusha e zhanreve të arteve aplikative: karikatura, ilustrime, Logo, ëmblëma. Kontinuiteti krijues i prezantuar para artdashësve fillon me temat nga cikli i karikaturave me të cilat aktivisht është marrë e vecmas në vitet e nëntëdhjeta, në vitet më të brishta kur e tërë popullata e përjetojë skenat më tronditëse e kalvariane duke filluar nga largimi kolektiv nga puna nga të gjitha institucionet publike e deri tek ato universitare. Tërë këto sfida dramatike autori e vë në spikamë në punimet e ciklit “Rruga pa kthim” – YU (1991). Një rrugë shekullore e ngulitur në kokat e okupatorit i cili në vijimimësi ka shprehur aspiratat dhe ëndërat për ta asimiluar-braktisur tërë popullatën vendore i cili jetonte dhe vepronte në trojet e veta. Pra, kjo periudhë makabre ishte preokupim i krijuesit si dhe shume e shumë krijuesëve të tjerë të asaj periudhe që shpërfaqnin skenat nga përditshmëria që mund të venerohën në cdo cep të Kosovës.

Pastaj, autori ketë cikël e vazhdon me karikaturat: “Përjashtimi nga puna”. Teknikë e kombinuar, (1992). e deri tek Ekzodi ku këto vepra realizohen në Pikturë dhe vazhdon faza më e bujshme e krijimtarisë artistike, meqë dufin e brendshëm shpirtëror shumë më lehtë dhe shumë më ekspresiv ka mundur ta shpërfaq në telajo me ngjyra. Posacërisht me kontrastin koloristik dhe dritën difuze që gjithnjë ka qenë i implementuar në imazhet dramatike të strukturës koloristike. Me vetë temën gjithnjë është ndërlidhur edhe gama strukturale, andaj në shumë tablo nga faza e viteve nëntëdhjeta e të mëvonshme ndërlidhet me realizimin e kompozicioneve kryesisht tematike me skena të ballafaquara nga përditshmëria kohore, dramatike, nga pasiguria e deri tek ekzekutimet. Padyshim, nga ky spektër krijues të veprave artistike spikasin kompozimet e ciklit “Ekzodi”, “Deportimi”.

Autori, shpirtërisht i ka përjetuar këto skena dramatike të cilat në atë kohë kur ndodhën këto ngjarje gjenocidale nga pushtuesi fashist serb shpirtërisht i përjetoi sikurse edhe gjithë të të rinjët e të moshuarit e të gjitha brezave, por, shpirti i tij gjithnjë e më shumë do të brumoset me këto skena makabre, përkatësisht do t’i përjetoi emocionalisht. Andaj, motivet e këtyre skenave, të një atmosfere të tillë do t’i bëhën pjesë përbërëse e trajtimit kompozicional. Autori përmes strukturës koloristike të ngjyrave do t’i mpleks momentet dhe ngjarjet më aktuale të këtyre kompozimeve duke filluar nga

Muhamet Ahmeti-Metis

trajtimi i kokave në pozita të ndryshme, zakonisht në planin e parë kompozicioanal të cilat ngërthejnë një frymë të dufit ekspresiv dhe duken ireale. Ato transformohen në hijet e siluetave dhe qëndrimi stoik i tyre përballë këtyre katrahurave është dëshmia më e fortë për mos humbjen në asnjë cast të identitetit të tyre. Ngjyrat janë të harmonizuara me gamen psikologjike të vet ngjarjës. Përmes dritës autori akoma e më shumë e vë në spikamë tërë dufin e vetë të brendshëm. Padyshim, dramën e vërtetë piktori e arrinë në tablonë “Deportimi”, ku tërë skenën kompozicionale e ndërlidhë me deformim të figurave që i shpie kah vertikalizmi e që në esencë autori ketë skenë e transformon në një ambient banimi ku mund të venerohen vetëm pullazet të shkrira në ngjyrë të kuqe, ndërsa imazhi parësor i formës vertikale asocon në një shpërthim nuklear. Transformimet dhe metamorfozat janë dukuri që trajtohën në shumë cikle të krijimtarisë artistike të piktorit Muhamet Ahmeti-Metisi. Cikli i punimeve të realizuara që nga viti 2014 e deri 2018 i emërtuar “Në kërkim”, është tërësia mjaftë e ndieshme e opusit krijues. Ku me dhjetëra e dhjetëra kompozime trajtohën në një frymë fantasmagorike me një kolorit shumë të vecantë ku figurat transformohën në silueta dhe gjithnjë e humbin vizualitetin e anatomisë njerëzore, janë në lëvizje, në kërkim për të afërmit e tyre. Këtë dramë psikologjike piktori e thekson me raportet kontrastive të ngjyrave të cilat në asnjë vepër nuk përseritën por përmes tonaliteteve dhe strukturës koloristike shkrihen me vet fabullën kompozicionale. Një frymë ekspresive-dramatike e realizimit kompozicional vazhdon edhe në kompozimet tjera të titulluar “Shtigje Jete”, “Kujtesë e Histori”, “Iliria nëpër kohë”, “Historia nëpër kohë” etj.

Pra, përveq elementeve kontrastive figurative autori me sens dhe përkushtim të madh i është qasur edhe anës përmbajtësore e cila në cdo tabllo evokon një ngjarje, një ndodhi që ka ndodhur në një vend apo ambiente të ndryshme të nënëqiellit kosovar, është një histori jo vetëm të periudhës së para luftës, apo gjatë luftës por është një vijimësi kontinuele e përjetimit apo të përjetimeve shekullore gjatë sundimit të pesë perandorive në trevat shqiptare, përkatësisht të nënqiellit kosovarë. Në kompozimet e këtyre cikleve dominojnë ngjyrat në intezitetin më të lartë sidomos ngjyra e kuqe është prezente në cdo tabllo. Ngjyrë e cila shkrihet në sfondin kompozicional dhe harmonizohet me ngjyrat e mbyllta dhe të hirta. Pra, përveq simbolikës së saj në aspektin përmbajtësor e tematikë ajo e potencon akoma e më shumë vetë strukturën koloristike kompozicionale nga tabloja në tablo të cikleve të lartëcekura.

Muhamet Ahmeti-Metis

Përkundër frymës ekspresivo-dramatike e irreale në ciklet e mëvonshme të autorit paraqitet fryma e dufit abstrakt, ku forma e figuracionit tërësisht shkrihet në vorbullin e ngjyrave pastuoze “Rikthim e Nostalgji pas-lufte”, 2020; “Kohë e Galaktikës”, 2020; “Kohë shqetësimesh”, 2021; “Vendi im magjik”, 2021; Padyshim se punimet e viteve të fundit që nga vitet 2020/21 të këtyre cikleve janë simbiozë e tërë opusit krijues që rezaton me një frymë mjaftë moderne, me një koloritë të theksuar shumë më intenziv e të ngrohtë, me një harmonizim të planeve kompozicionale, me një frymë moderne e në shumë tabllo shpërfaqet fryma abstrakte që ndërlidhet me figuracionin dhe koloritin flakrues të ngjyrave intensive.

Ekspozita ka zgjuar interesim tek artdashësit dhe në tërësi e ka arsyetuar vetë konceptin dhe fizionomin e saj.

Gazeta Bota Sot