“Ik se po të sh****j robt!” – Horrori brenda spitalit në Tiranë, stafi dhunon verbalisht pacienten në nevojë!

18 Maji 2026
Një video tronditëse e publikuar së fundmi në media nxjerr në dritë një realitet të zymtë dhe degradues brenda repartit të psikiatrisë në Tiranë.
Në video, një paciente e shtruar në repartin e psikiatrisë shihet teksa refuzon marrjen e medikamenteve, duke pretenduar se është shtatzënë. Në vend të një reagimi profesional, të kujdesshëm dhe në përputhje me protokollet shëndetësore dëgjohet një gjuhë fyese dhe e papranueshme nga ana e një punonjëseje shëndetësore, e cila i drejtohet pacientes me shprehje ofenduese: “Ik se po të sh****j robt!
Reagimi i QSUNT
QSUT ka ndjekur me shqetësim videon e publikuar në mediat online, ku shfaqet një rast i papranueshëm i cenimit të etikës profesionale në një prej shërbimeve mjekësore.
Menjëherë pas verifikimeve të kryera, është identifikuar punonjësja e përfshirë dhe janë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
QSUT mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar kujdes shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient që paraqitet në shërbimet tona. Çdo shkelje e kodit të etikës, çdo sjellje që cenon dinjitetin e pacientit apo besimin ndaj shërbimit shëndetësor, është dhe do të mbetet e patolerueshme.
