Vendimi historik në Greqi: “Agimi i Artë”, organizatë kriminale

7 Tetor 2020

Themeluesi dhe udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme greke “Agimi i Artë”, Nikos Michaloliakos, u dënua të mërkurën për udhëheqjen e një organizate kriminale.

Gjykata e Apelit në Athinë ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e saj për vrasjen e reperit të njohur, Pavlos Fyssas. Po ashtu 18 anëtarë u dënuan për bashkimin me organizatën ndërsa për disa vrasje emigrantësh janë shpallur të gjithë fajtorë. Ata janë të dyshuar edhe për sulme të tjera të dhunshme, përpjekje për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, informon dritare.net

Ky vendimi historik i dha fund një gjyqi 5-vjeçar kundër partisë dhe u prit me duartrokitje nga turmat që ishin mbledhur jashtë gjykatës.

DRITARE.NET