
Vatër e re zjarri në Kryezi, Fushë-Arrëz, bashkia u bën thirrje edhe banorëve të shuajnë flakët
Edhe në Fushë-Arrëz shfaqet një tjetër vatër zjarri, kësaj here në pyjet pranë Fshatit Kryezi në Podinat.
Zjarri, i ndihmuar nga erërat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë. Shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor janë nisur drejt vendit ku ka rënë zjarri.
Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri. Bashkia Fushë-Arrëz u bën apel banorëve të mobilizohen për vënien nën kontroll të flakëve.