Vajza Pukiane – fituese Çmimin e Pare te Konkursit Nderkombetar “Write On 2017”.

Vajza pukjane që nuk u frikësua, se është në harmoni me vetën e saj.
Sonja, maturantja e gjimnazit “Sabah SINANI” Puke, qe u shenderrua papandehur ne embleme, ne deshmine e denje te nje institucioni, qe surprizon aparatçike, skeptike, xheloze, smirane qe perfundimet i nxjerrin ne reference me poziten gjeografike e qe shpesh as kesaj s’ia kane haberin, apo me hamendjet e atyre qe jane “eget plebecula”, por dhe gezoi dashamires e simpatizante, qe kane lidhje shpirterore te pa tjetersueshme me kete institucion per te cilin ndjehen krenar, duke fituar Çmimin e Pare te Konkursit Nderkombetar “Write On 2017”, te organizuar nga Korpusi i Paqes. Vajza nga PUKA, u listua e para, se e tille eshte, por kesaj radhe jo mes shoqeve e shokeve te klases, as te shkolles, po mes qindra bashkmoshataresh nga dhjetra shtete, biles te klasit te pare.

Suksesi i kesaj vajze sa duket befasoi dhe Ambasadorin Amerikan LU, qe gjykoi ti dedikoje respektin qe i takon nje fituesi te nje gare qe veç amerikanet e dine kapacitetin e fituesit e nivelin e institucionit, qe prodhon te tille kapacitete.

 Amerikani Lu u perul me veneracion ne respekt te inteligjences e dijes se Sonjes, por dhe drejtoreshes Paloka ne shenje respekti, ndaj punes se punetoreve te dijes, qe me shume profesionalizem i dhuruan Pukes nje Sonje qe ka kurajon te garoje, por dhe aftesine te fitoje. Amerikani Lu me respektin qe i beri prinderve te Sonjes percolli mesazhin e rolit te pa zevendesueshem qe ka ndikimi i shembullit dhe fuqia edukative e prindit, qe kur përdoret për të mirë, do të japë ndihmë jashtëzakonisht të madhe në edukimin e fëmijës në familje, në rrethin shoqëror dhe në shkollë. Po instituconet tona sa xhentile do trgohen ndaj dijes dhe modelit Sonje?….