Ushtria ukrainase rrëzon aeroplanin rus me parashutistë në bord

Nga OraNews

26 Shkurt 2022

Ushtria ukrainase rrëzon aeroplanin rus me parashutistë në bord:

Ukraina ka rrëzuar një aeroplan rus Ilyushin Il-76 me parashutistë në bord, bën të ditur komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Aarmatosura të Ukrainës.

BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur ende lajmin. Il-76 është një aeroplan i madh shumë funksionalë me katër motorë

Në një deklaratë të postuar në Facebook komandanti i Pergjithshem i FA tha se forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kishin rrëzuar avionin pranë Vasylkiv, afër Kievit.

Presidenti i Ukrainës thotë se Rusia është gati të sulmojë Kievin: Nata do jetë shumë e vështirë

Në deklarate thuhet se është hakmarrje për aeroplanin me parashutistë ukrainas që u rrëzua në aeroportin e Luhansk në 2014.