Krematorium lëvizës për të eliminuar ushtarët e vrarë rusë

Krematorium lëvizës për “të eliminuar” ushtarët e vrarë rusë

Nga OraNews

25 Shkurt 20225

Forcat ruse kanë krematorium lëvizës ku mund të digjen ushtarët e vrarë gjatë sulmit ka konfirmuar Fox News.

Krematoriumi i lëvizshëm është parë mes trupave ruse ndërsa vazhdojnë sulmin e tyre në Ukrainë.

Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Ëallace tha për “The Telegraph” i cili raportoi i pari lajmin, se krematoriumi i lëvizshëm mund të përdoret si një mënyrë për të minimizuar viktimat ushtarake ruse.

Trupat ruse po avancojnë drejt Kievit ku gjatë natës janë dëgjuar dhe shpërthime.

Krematorium lëvizës për të eliminuar ushtarët e vrarë rusë

Ndërkohë,  kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram shkruan për pesë shpërthime që ndodhën pranë termocentralit Troieshchyna në Kiev.