3 Janar 2023

Një incident i përgjakshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Ukrainë, kur një person i panjohur sulmoi me thikë një klerik të Dioqezës së Shenjtë të Vinnytsia në Ukrainën perëndimore-qendrore.

Mësohet se pas përfundimit të meshës, autori ka hyrë në kishë dhe ka hedhur në dysheme Kryqin dhe disa ikona, duke shkaktuar dëme. Pas kësaj prifti ka qortuar burrin.
Më pas autori e goditi papritur me thikë në fyt.

Mediet vendase raportojnë se autori ka tentuar të arratiset. Megjithatë ai nuk ia doli, pasi u arrestua pak pas sulmit.

Ndërkohë prifti i është nënshtruar një operacioni dhe po trajtohet në reanimacion në një nga spitalet e Vinicës.

Dioqeza e Shenjtë e Vinnicës në njoftimin e saj për incidentin thekson se:

“Pavarësisht se si përfundon hetimi, kërkojmë edhe një herë të gjitha MEDIET të ndalojnë nxitjen e urrejtjes fetare në Ukrainë!”

Gazeta Sot