3 Janar 2023

Përveç pagave që marrin si anëtarë të parlamentit të Shqipërisë, deputetët rimbursohen edhe për dietat ushqimore gjatë udhëtimeve brenda vendit, të cilat arrijnë deri në 70 mijë lekë të reja. Gjithashtu disa prej tyre rimbursohen edhe për qiratë e banesave, me afro 30 mijë lekë të reja në muaj.

140 anëtarët e parlamentit të vendit kompesohen për paratë e shtetit për dietat e tyre, shuma parash të cilat tejkalojnë edhe pagën minimale të një qytetari të thjeshtë.

Vetëm për udhëtimet brenda Shqipërisë, gjatë muajit tetor janë rimbursuar me 70 mijë lekë të reja Rrahman Rraja, Klodiana Spahiu, Fadil Nasufi, Elda Hoti, Luan Baçi e të tjerë, ndërsa një pjesë e deputetëve janë kompesuar me rreth 37 mijë lekë të reja.

70 mijë lekë të reja- Rrahman Rraja, Klodiana Spahiu, Fadil Nasufi, Elda Hoti, Luan Baçi, Ismet Beqiraj, Florenc Spaho, Dasantila Tahiraj.

35 mijë lekë të reja- Blerina Gjylameti, Paulin Sterkaj, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Dashamir Shehi, Bujar Leskaj.

Ndërkohë me afro 30 mijë lekë të reja me paratë e shtetit, përveç pagesave për dietat ushqimore, disa nga deputetët janë kompesuar edhe për qiratë e banesave të tyre.

Në tërësi vetëm shuma e buxhetit të përdorur për të qiratë e banesave të parlamentarëve shkon në 620 mijë lekë të reja.

30 mijë lekë të reja- Antonte Dhima, Ilirjan Pandavinji, Fadil Nasufi, Nustret Avdulla, Ilda Dhori, Besion Ajazi, Teuta Ramaj, Arbi Agalliu, Baftjar Zeqaj.

E ndërsa shumica e qytetarëve shqiptarë paguajnë paratë me pagat që marrin nga puna, deputetët e Shqipërisë i paguajnë qiratë me paratë nga taksat e qytetarëve.

Nga OraNews