“U përdor nga të dyja palët”, Presidenti Meta nxjerr foton nga selia e PD-së dhe plas deklaratën e fortë: Ishin të maskuar!

14 JANAR 2022

Presidenti Ilir Meta nga konferenca e jashtëzakonshme që po mban sot me gazetarët në ambientet e Presidencës ka reaguar edhe për protestën e dhunshme në selinë blu.

Meta ka publikuar disa foto që sipas tij vërtetojnë dhunën e ushtruar nga jashtë godinës dhe brenda selisë.

Ndër të tjera ai ka veçuar dhe ka komentuar dhe publikimin e disa fotove që persona të inkriminuar mund të ndodheshin brenda selisë disa ditë para protestës, që sipas tij duhet hetuar se kush janë këto persona.

Meta ka bërë me dije se ishte i shqetësuar për situatën e paprecedentë që po ndodhte në selinë e partisë së dytë më të madhe në vend dhe për këtë ka qenë në kontakt me institucionet ligjzbatuese për të qenë i informuar dhe verifikuar të gjithë elementët kriminal që do të përdoreshin në këtë grupim.

“Dhunë ka pasur nga dy palët, kemi parë nga jashtë godinës dhe nga ballkoni i zyrës së kryedemokratit aktual të PD-së. Kemi parë fotografi me persona që ishin të maskuar që shpërndaheshin me krenari ishin apo jo brenda selisë nuk e di. Kemi parë në emisione që nuk ka dyer të blinduara por që faktet treguan të kundërtën.

E gjithë kjo vjen nga mungesa për të respektuar votën e lirë. Nga një palë kemi parë shkarkime, shkarkohen deputetë, nga FRD nga zyra e gruas. Nga pala tjetër vetëm ftoh. Kemi parë dorëzimet e dokumenteve në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, dhe kundërshtimet nga pala tjetër, Thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të zbatuar votën e lirë.

As mjetet fizike dhe as mjetet policeske, as paramilitare dhe as varretë që u bien dyerve të blinduara nuk e zgjidhin, kërkohet një zgjidhje tjetër”, është shprehur Meta.

Gazeta Sot