Trump: – Përfitojnë ndihmë socialene familje që jetojnë në SHBA, 46% e familjeve nga Kosova, 41.3% te familjeve nga Shqipera.

4 Janar 2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar të dhëna statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante në Shtetet e Bashkuara, ku në fokus janë edhe familjet me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria.
Sipas këtyre të dhënave, 46% e familjeve nga Kosova që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale, duke e renditur Kosovën ndër vendet me përqindje të mesme të përfituesve. Ndërkohë, Shqipëria renditet me 41.3%, një shifër gjithashtu e konsiderueshme krahasuar me shumë vende të tjera.
Statistikat i referohen familjeve emigrante që përfitojnë programe të ndryshme ndihme sociale, përfshirë mbështetje financiare, ushqimore apo shërbime të tjera shtetërore.
Publikimi i këtyre shifrave vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm në SHBA mbi emigracionin dhe politikat sociale.

