
Trump iu mbyll përfundimisht derën bufonëve të Sorosit, pasi nxori Edi Ramën me shkelma nga takimi me JD Vance në…
6 Maji 2025
Nga: Gazeta Sot
Rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka prodhuar një efekt domino në mbarë botën, por veçanërisht në Ballkan, ku tensionet gjeopolitike, korrupsioni i lartë i lidershipit dhe ndikimi i rrjeteve globaliste kanë qenë faktorë të ndjeshëm për më shumë se një dekadë. Por ky kthim i Trump nuk ka qenë thjesht një rotacion administrativ, ka qenë një prerje brutale e fijes së vjetër të lidhjeve politike, ekonomike dhe ideologjike që ishin ngjizur për vite me radhë mes disa liderëve të rajonit dhe rrjetit Soros.
Dy figura kyçe të Ballkanit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, janë shndërruar në simbol të refuzimit të qartë të administratës Trump ndaj gjithçkaje që ka erë Soros. Ky izolim nuk është vetëm diplomatik është total dhe i planifikuar me kujdes, duke përçuar mesazhin se epoka e manipulimeve, e korrupsionit dhe e lobimeve përmes “peshqve të mëdhenj” globalistë ka përfunduar.
Vuçiç jashtë loje
Mediat serbe u përpoqën ta maskojnë me pretekste shëndetësore mungesën e Aleksandër Vuçiç në takimin me Donald Trump në fundjavë. Por e vërteta është krejt tjetër: Presidenti serb u refuzua publikisht nga Trump. Nuk kishte sëmundje, por vetëm një refuzim të ftohtë, të qartë dhe të dhimbshëm. Një nga arsyet kyçe? Lidhjet e tij me rrjetin Soros dhe vendosmëria e Trump për të mos toleruar më asnjë figurë politike në Ballkan që i përket kampit të “globalistëve”. Cicërima “ngushëlluese” e Richard Grenell që i uroi shërim Vuçiçit tingëllon si një epitaf diplomatik për një aleancë të shkuar që tashmë është varrosur. Paraprakisht, Vuçiç ishte “sëmurë” gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara.
Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS. Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ai ishte paralajmëruar se do të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, madje edhe me presidentin Trump para se të ndërpriste vizitën në SHBA. Por zërat në Serbi dhe në SHBA thonë se ka qenë shefja e presidentit amerikan Donal Trump, ajo që “i ndaloi hyrjen në kompleksin Mar-a-Lago në Florida”.
Izolimi i Ramës
Të njëjtën situatë si Vuçiç e përjetoi dhe Edi Rama. Që prej rikthimit të Trump në pushtet, qëndrimi ndaj kryeministrit shqiptar është bërë haptazi armiqësor. Termi bufoni i Sorosit (kukulla e Sorosit) është përdorur brenda rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të Trump për të përshkruar Ramën. Kjo etiketë nuk është thjesht tallëse, është një vulë e zezë që e bën të papranueshëm Ramën në çdo strukturë të administratës së re amerikane. Edi Rama konsiderohet sot në Washington si simbol i korruptimit të shtetit shqiptar përmes parave të Soros dhe një kukull politike që ka shërbyer për të avancuar agjendën e globalistëve në Ballkan.
Kujtojmë se në Konferencën e Mynihut në shkurt 2025, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance mbajti një fjalim historik që përçoi qartë largimin nga agjenda e Soros. Rama nuk ishte në sallë. Ai priste të ftohej në darkën elitare me Vance dhe Marco Rubio. Lobimet u shtuan. Grenell, dy biznesmenë shqiptarë dhe një lobist nga Florida shpresonin të hapnin derën për Ramën. Por erdhi ndërhyrja e prerë e Susan Wiles, shefes së kabinetit të Presidentit Trump, një nga figurat më të fuqishme të kësaj administrate që thuhet se izoloi dhe Vuçiçin. Ajo e mbylli çdo derë. Rezultati? Rama u përjashtua. Ishte një përçmim i pastër dhe publik.
Nga: Gazeta Sot