
“Ky popull më jep edhe mua ujë në bisht të lugës”/ Kryeministri Rama u përgjigjet komentuesve në rubrikën ‘Sy m’sy’…
6 Maji 2025
Kryeministri Edi Rama, vazhdon bashkëbisedimin me komentuesit në rubrikën ‘Sy m’sy’, ku përgjigjet për pyetje dhe komente të ndryshme. Ndër to, një nga komentuesit prek temën e fushatës tallava që Kryeministri ka përdorur për zgjedhjet e 11 majit.
Kritikës se po bën fushatë me tallava, Rama i dha këtë përgjigje.
“Ky popull të jep ujë në bisht të lugës jo ty por edhe mua, Kush e nënvlerëson këtë popull përfundon si bufi i kënetës. Ky popull i ka mbijetuar situatave në një mënyrë të hatashme. Ky vend ka qenë target i politikave të fuqive të mëdha për tu asimiluar komplet në kohëra të tjera që ka rrezikuar të humbasë gjuhën. Ka rrezikuar të mbetet me një alfabet tjetër për të tjetër, se ky popull mbart brenda shpirt europian. T’i thuaj këtij populli që janë budallenj, është të bësh atë që bënë çyrkykët e kënetës”, tha Rama.