COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3474 testime, 1666 qytetarë të infektuar, tre humbje jete dhe 1391 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3474 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1666 qytetarë, në këto bashki:

634 në Tiranë, 112 në Durrës, nga 60 qytetarë në Fier, Lushnje, 55 në Elbasan, 53 në Shkodër, nga 47 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Kuçovë, 44 në Berat, 43 në Kamëz, 34 në Korçë, 29 në Gjirokastër, nga 27 qytetarë në Divjakë, Dimal, 25 në Himarë, 24 në Tepelenë, 23 në Krujë, 22 në Vorë, 21 në Kavajë, 20 në Lezhë, 16 në Kurbin, nga 14 qytetarë në Shijak, Maliq, 13 në Mallakastër, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Dibër, nga 9 qytetarë në Bulqizë, Delvinë, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Roskovec, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Pogradec, nga 6 qytetarë në Mirditë, Poliçan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kukës, Has, Librazhd, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Devoll, Skrapar, Peqin, nga 1 qytetar në Klos, Finiq, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Kolonjë, Cerrik.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetar nga Tirana të moshave 65-71 vjeç, një qytetar nga Shkodra 72 vjeç.