Kisha Kopte përfshihet nga flakët e zjarrit, humbin jetën 41 besimtarë

14 Gusht 2022

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën pasi zjarri ka përfshirë një kishë në kryeqytetin e Egjiptit, raportojnë mediat vendase.

Sipas autoriteteve kishtare, zjarri ra në kishën Abu Sefein në Kairo, ndërsa përveç viktimave, mbetën të plagosur rëndë edhe 14 persona të tjerë.

15 zjarrfikëse dhe dhjetëra ambulanca mbërritën në vendngjarje.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi tha se ka komunikuar në telefon me kreun e kishës Koptike Tawadros II, dhe i ka shprehur atij ngushëllimet.