Tonin Tërshana, “Mjeshtër i Madh”. (Shkodėr, 1 qershor 1949 – Tiranë, 22 shtator 2015) këngëtar shqiptar.
Tonin Tërshana, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë në festivalet e këngës, në Festivalin e 4 në Radio në vitin 1965, merr çmimin e parë me “Të dua o det” (kompozitor Tonin Harapi, teksti Mark Gurakuqi). Atëherë ishte vetëm 16 vjeç.

Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH-së me këngën “Kur vjen pranvera”. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para dhe duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale.