Tonin Frrok HAXHIA

Gjatë karieres se tij artistike Tonini si poli-instrumentist, perveç skenave te Shqiperise, ka  debutuar ne skenat e disa qyteteve europiane te Italise, Frances, Zvicres, Maqedonise, Luksemburgut etj, duke u njohur nga afer, drejtpersedrejti me kultura muzikore nga më të ndryshmet.

Ka lindur me 07.04.1964 ne Gjegjan te Pukes, dhe ka banuar ne Fushe-Arrez, ku ka kryer arsimin 8-vjecar. Rrjedh nga nje familje me tradite ne fushen e artit folklorik.  Që në moshe te vogel 6-vjecare ka luajtur me cifteli melodi popullore te treves se tij. Per prirjet  e metejshme ne fushen e muzikes, vecanerisht ne perdorimin e veglave kordofone.  Ka kryer studimet ne Shkollen  Artistike ‘’Prenke Jakova’’ në qytetin e Shkodres per klarinete. Ne menyre te vazhdueshme ka debutuar në formacione orkestrale, që nga ato te femijeve ne festivale lokale e kobetare, brenda dhe jashte Shqiperisë.

                  

Ne moshën 9-vjecare eshte vlersuar me cmimin ’’Laureat’’ i Festivalit Folklorik te Gjirokastres – Tetor 1973, dhe nga kjo kohe ka qene pjestar i rregullt i formacioneve orkestrale prane qendrave kulturore ne Puke dhe Fushe-Arrez, konkretisht me  instrumentet e çiftelise, sharkise, bilbilit , kitarres dhe klarinetes,dhe perkatesisht në orkestren e mirenjohur te çiftelive te udhehequr nga ‘’Artisti i Popullit‘’ Ndue Shyti’, me drejtuese muzikore Sabrije Nushi, ne formacionin e Ansamblit ‘’Puka’’ dhe Estrades amatore, si dhe ne orkestren frymore te rrethit.

Gjate kryerjes se sherbimit ushtarak (1985-1987), per gjallerimin e jetes së brendeshme te rinise në ushtri eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor i RSh me Medaljen ‘’Per sherbime te shquara shoqerore dhe shteterore”. Paralelisht me zhvillimin e aktiviteteve kulturore e artistike ne Puke dhe Tirane,Tonini ka ushtruar njekohesisht dhe detyren e mesuesit te edukimit muzikor ne ciklin e larte 9-vjeçar,- sot në  Shkollen 9-vjeçare ‘’Kole Jakova’’ ne Tirane. Jeta e tij artistike perfshin nje numur te konsiderushem shfaqjesh koncertale qe nga Tropoja deri ne Sarande, ku perfshihen disa evenimente te rendesishme lokale e kombetare, mbremje jubilare dhe gezime shoqerore e familjare. Nder to mund të permendim pjesemarrjen në koncertin per nder te 50-vjetorit te Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe valleve popullore në TKOB, pjesemarrja në shumë regjistrime radio-televizive ( Radio TVSH, Radio Kukesi , Shkodra, Gjirokastra ), në emisione te TVSH, në spektaklin ‘’Top-Shovv’’, në Top-Chaneel etj.

Gjatë karieres se tij artistike Tonini si poli-instrumentist, perveç skenave te Shqiperise, ka  debutuar ne skenat e disa qyteteve europiane te Italise, Frances, Zvicres, Maqedonise, Luksemburgut etj, duke u njohur nga afer, drejtpersedrejti me kultura muzikore nga më të ndryshmet.

Me instrumentet e tij Tonini ka shoqeruar ne  koncerte dhe albume muzikore  kengetare të shquar shqiptare si Dava Gjergji, Vitore Rusha, Fran Gjoka, Petrit Gega, Zoja Pali, Gjovalin Nikolli, Nikolle Cara, Fran Pali, Viktor Shahini, Dionis Delia, Vitore Matoshi etj nga rrethi i Pukes. Eshtë shoqerues i dy albumeve me kenge të të mirenjohures Fatmira Breçani, recital te Arif Vladit, album te Drande Geges nga Lezha, ne shoqerime të Lirim Hoxhes e Dritan Jasharit nga Dibra dhe Arben Gjeloshit e Nikolin Perpalit, Gezim Ahmetit e Gezim Nikes, Turk Rapajt, etj… Ne lojen instrumentale ka bashkepunuar ngushtesisht me koleget më të ngushte virtuoze si Fran Zefi, Sadri Lleshi, Pjeter Nimani, Mark Ndreca, Gjovalin Ndreca,  Mark Shyti, Gjovalin Dushaj, Riza Hoxha, Mark Nikolla, Ndue Nika, Rrok Gjelaj, Bardhyl Hysa dhe shume te tjere . Ne formimin muzikor të Toninit, gjurmë tëpashlyera kanë lëne mesimet e zhvilluara nen kujdesin e kantautorit te mirenjohur Francesk Radi, konkretisht per leksionet harmonike ne kitarre.

Nje eksperiencë me vlerë në jeten artistike te Toninit ka qenë bashkepunimi me Shoqërine Artistike muzikore ‘’Shqipet Folk’’ të ideuar e drejtuar nga kantautori Esat Ruka. Kjo gje spikati në realizimin e Turneut ne disa qytete te Frances dhe Zvicres, duke u kurorezuar me nje Album me kenge dhe melodi tradicionale folklorike nga treva e Matit e me gjerë.