Toksikologët paralajmërojnë ndërkohë se gazit të skaduar i hedhur mbi protestuesit mund të shkaktojë probleme afatgjata me frymëmarrjen dhe deri te dëmtimet e përhershme të syve

25 Janar 2026
Nga: Top Channe
Policia dhe Garda e Republikës akuzohen se kanë përdorur gaz lotsjellës të skaduar në protestën e organizuar nga Partia Demokratike të shtunën. Fotot nga granatat e hedhura për të shpërndarë turmat te Kryeministri dhe Kuvendi tregojnë se gazi ka skaduar që në vitin 2023. Kontaktuar nga Top Neës, ekspertë sigurie dhe toksikologë deklarojnë se kur gazi lotsjellës është i skaduar, efektet e dëmshme që shkakton janë shumë herë më të forta se në rastet kur është brenda afatit të përdorimit.
Sipas ekspertëve, kur është i skaduar ka një reaksion zinxhir kimik të paparashikueshëm, ku mund të degradojë dhe të clirohet në mënyrë të pakontrolluar duke shkaktuar rrezik të lartë irrimit te sytë, mushkëritë dhe lëkurën.
Në këtë rast, ai shkakton djegie të forta në sy, lotim të pakontrollueshëm, irritim të rrugëve të frymëmarrjes, vështirësi në frymëmarrje, të vjella, ndjesi paniku dhe djegie e lëkurës, sidomos në kohë me lagështi.
Toksikologët paralajmërojnë ndërkohë se përdorimi i gazit të skaduar mund të shkaktojë probleme afatgjata me frymëmarrjen dhe deri te dëmtimet e përhershme të syve. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
