12 Mars 2026

Vlorë kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që pritet të zhvillohet nesër përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ata u bëjnë apel qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që t’i bashkohen tubimit për të shprehur kundërshtimin ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe çështjeve që pritet të diskutohen gjatë seancës parlamentare.Sipas tyre, protesta synon të mobilizojë qytetarët për të reaguar ndaj vendimeve që pritet të merren në Kuvend.

Tubimi pritet të mbahet përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës parlamentare, ku do të votohet raporti për imunitetin e Belinda Ballukut.