Toka, apartamente, makina, dyqane/ Si Majlinda Bufi ‘justifikon’ mln euro pasuri me ‘emigracionin’ imagjinar

Majlinda Bufi
12 Mars 2026
Mjlinda Bufi, ish deputete, Kryetare Bashkie.
E bëmë jo pa qëllim këtë jetëshkrim për kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi dhe familjarët e saj. Pasi sot Majlinda Bufi disponon një pasuri miliona euro, ku rreth 2. 7 milionë deklarohen sit ë ardhura nga emigracioni. Ajo deklaron se nuk ka qenë asnjëherë emigrante, ndërsa bashkëshorti I saj prej 26 vitesh po ashtu rezulton me aktivitet të përditshëm në Shqipëri, por çuditërisht pjesa më e madhe e pasurisë, së saj justifikohet sit ë ardhura nga emigracioni. Pasurimi nga emigracioni, ndërkohë që shërbente si zyrtare shteti e kryebashkiake, përkthehet në prona, apartamente, garazhe, troje, apo toka arë, e janë regjistruar si të tilla vitet e fundit.
Në vitin 2013, Majlinda Bufi bëhet subjekt i ligjit për deklarimin e Pasurisë, për shkak se zgjidhet deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Emisioni Plug, do t`ju paraqesë një skedë të plotë të pasurisë së Kryebashkiakes së Roskovecit, duke treguar edhe dyshimet e arsyeshme se një pjesë e konsiderueshme e këtyre pasurive, kanë burime të pajustifikuara.
Në deklaratën fillestare të vitit 2013, Majlinda Bufi tregon se është pronare e një apartamenti me sipërfaqe banimi 320 m2, me vendodhje në Roksovec, i ndërtuar në vitin 2006. Sipas deklarimit, vlera e apartamentit është 9 milion lekë të rinj, apo rreth 90 mijë euro. Por, Majlinda Bufi nuk deklaron nëse është pronare e 100% të apartamentit, apo është bashkëpronësi.
Gjithashtu ajo deklaron pronësin të një lokali me sipërfaqe 640 m2, po në Roskovec, i ndërtuar në vitin 2007. Vlera e ndërtimit deklarohet në rreth 18 milion lekë, apo rreth 180 mijë euro. Edhe për këtë pronë, kryebashkiakja e Roskovecit nuk deklaron nëse është pronare 100% të sipërfaqes së pronës, apo ka bashkëpronësi me familjarët. Për këto dy prona, që janë ndërtuar me leje ndërtimit të marrë në vitin 2005, Majlinda Bufi deklaron të ardhura nga emigrimi.
Ajo deklaron gjithashtu se është pronare e një toke arë me sipërfaqe 3120 m2, blerë në vitin 2007, në vlerën e 75 mijë eurove. Edhe kjo pronë, deklarohet me të ardhura nga emigracioni, ndërsa nuk deklaron nëse është zotëruese e 100% të sipërfaqes së pronës apo ka bashkëpronësi. Gjithashtu, Majlinda Bufi deklaron edhe pronësinë mbi një sipërfaqe toke arë prej 1665 m2, blerë në vitin 2004, për 7 mijë euro me të ardhura nga emigracioni. Edhe për këtë pronë, nuk deklarohet sa është pjesa takuese.
Me të ardhura nga emigracioni ajo deklaron edhe një tjetër tokë arë me sipërfaqe prej 1850 m2, blerë po në vitin 2004, për vlerën e rreth 8 mijë eurove. As në këtë pronë nuk deklarohet pjesa takuese. Gjithashtu, Majlinda Bufi deklaron pronësinë për një truall 213 m2, blerë në vitin 2000 për 1 mijë euro dhe blerjen e një dyqani në vitin 2012, me sipërfaqe 42.5 m2, blerë për 55 mijë euro. Edhe burimi i këtyre të ardhurave është emigracioni, ndërsa nuk deklaron pjesën takuese.
Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Bufi, deklaron se është pronar i objektit “Oficinë e re” + kabinë elektrike, me sipërfaqe 600 m2, blerë për 40 mijë euro objekti dhe 20 mijë euro trualli, i blerë në vitin 1996, me të ardhura nga emigracioni. Ai deklaron edhe pronësin mbi truallin e oficinës prej 1500 m2, blerë në vitin 1997, për 4800 euro, gjithashtu me të ardhura nga emigracioni. As Arben Bufi nuk deklaron nëse është pronarë i 100% të sipërfaqes në këto prona apo ka bashkëpronësi.
Në vitin 2013, Arben Bufi deklaron pronësinë e plotë mbi aksionet e kompanisë ANBI shpk në vlerën 318 mijë euro. Bashkëshorti i kryebashkiakes së Roskovecit, deklaron se në vitin 2012, ka bërë prenotimin e një dyqani kati përdhe + garazhe Nr. 7 dhe Nr. 8 me sipërfaqe 60 m2, në kompaninë Arditi 06 shpk, duke paguar 100 mijë euro. Ai ka bërë gjithahtu porosi për një zyrë me sipërfaqe 82.3 m2 dhe apartament 164.45 m2, po me kompaninë Arditi Shpk, duke kryer dhe dy pagesa, parkatësisht 75 dhe 55 mijë euro secila. Edhe për këto prona, ai deklaron burimin e të ardhurave, Emigracionin. Në vitin 2011, deklaron se ka dhënë një hua prej 21 mijë eurosh ndaj një individi, nga të ardhrua nga emigracioni. Ndërsa në vitin 2012, deklaron se ka bërë një tjetër porosi për apartament në TIranë pranë shoqërisë Luarasi 05, me sipërfaqe 146 m2, ku pagesa është realizuar në vlerën e 116 800 eurove. Edhe për këtë pronë, të ardhurat deklarohen nga emigracioni.
Në vitin 2011 deklaron gjithashtu se ka bërë porosi për ndërtimin e katit të dytë të lokalit me sipërfaqe 311 m2, me shoqërinë Arditi 06. Për këtë deklaron se ka tre mandate arkëtimi secili nga 100 mijë euro, ndërsa në total janë 300 mijë euro. Edhe për këtë porosi, Arben Bufi deklaron të ardhura nga emigracioni dhe aktiviteti. Ndërsa në deklaratën fillestare deklaron edhe 200 mijë euro cash, nga legalezimi i kapitalit,ndërsa nuk deklaron periudhën për të cilën bëhet fjalë.
Në total, vetëm Majlinda Bufi, deklaron prona në emër të saj në vlerën e 415 mijë eurove me të ardhura nga emigracioni, ndërsa bashkëshorti, Arben Bufi deklaron prona në vlerën e 912 mijë eurove, edhe këto si pasojë e të ardhurave nga emigracioni apo legalizimi i kapitalit. Ndërsa në total, deri në vitin 2013, Majlinda dhe Arben Bufi deklarojnë më shumë se 1.3 milionë euro pasuri të blera me të ardhura nga emigracioni.
Në vitin 2013, Majlinda Bufi deklaron se ka blerë një magazinë me sipërfaqe 64 m2, në vlerën e 2,056,320 lek apo rreth 20 mijë euro, ndërsa burimi i të ardhurave deklarohet emigracioni. Teksa nuk deklaron sipërfaqen takuese mbi këtë magazinë, deklarata e pasurisë e shtetasit Arben Bufi nxjerr një të dhënë interseante. Sipas Arben Bufit, në vitin 2013, ka pakësuar gjendjen cash në shumën e rreth 147 mijë eurove, ku 20 mijë euro janë përdorur për blerjen e magazinës, ndërsa 90 mijë euro janë pagauar për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 311.3 m2, për të cilin kishte deklaruar më herët se kishte paguar 300 mijë euro ndërsa pas pagesës prej 90 mijë eurosh i mbeten për tu shlyer dhe 45 mijë euro. Në total vlera e investimeve në pasuri të paluajtshme në vitin 2013 shkon në rreth 130 mijë euro.
Në vitin 2014, Majlinda Bufi deklaron se ka shembur magazinën 64 m2, të blerë në vitin 2013, pasi në të është ndërtuar një objekt 3 kate mbi tok dhe 1 kat nën tokë me sipërfaqe totale 574 m2. Ndërsa Arben Bufi deklaron se ka blerë një truall prej 257 m2, për 1300 euro. Gjithashtu ai deklaron se ka porositur një apartamnet me sipërfaqe 87 m2, për 25 mijë euro, me të ardhura nga shitja e aksioneve të kompanisë dhe një njësi prej 30 m2 me vlerë rreth 10 mijë euro, gjithashtu me të ardhura nga shitja e aksioneve të kompanisë. Në vitin 2014 nis dhe ndërtimin e përmendur më sipër, me sipërfae 574 m2, me 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, ndërsa vlerën e investimit e deklaron 70 mijë euro. Në total, Arben Bufi, për vitin 2014 deklaron tre investime në pasuri të paluajtshme në vlerën e 105 mijë eurove, ndërsa burim kryesor i të ardhurave është ajo e shtijes së aksioneve të kompanisë ANBI shpk.
Në vitin 2015, çifti Majlinda dhe Arben Bufi nuk deklarojnë blerje apo shitje të reja pronash. Në vitin 2016 ka disa detaje intersante. Arben Bufi deklaron revokimin e disa kontratave porosie për blerje pronash, me vlerë disa qindra mijëra euro. bëhet fjalë për një kontratë me vlerë 136 mijë euro, e cila revokohet. Këto para, Araben Bufi i përdor për të blerë një truall me sipërfaqe 125 m2 dhe 7 apartamente, ku vlera totale e tyre shkon në 170 mijë euro. Në 7 apartamentet që blen. Këto prona ndodhen të gjitha në qytetin e Fierit, ndërsa pronësia është e përbashkët me bashkëshorten Majlinda Bufi. Ai deklaron gjithashtu kryerjen e një pagese prej 70 mijë eurosh shtesë për ndërtimin e një objekti katër katësh, të cilin gjithashtu e ka në pronësi me bashkëshorten. Në total në vitin 2016, investimet në pasuri të paluajtshme shkojnë në rreth 245 mijë euro, para me burim revokimet e kontratave të mëparshme. Arben Bufi deklaron se ka edhe një revokim tjetër kontrate, në shumën e 396 mijë eurosh, për prosinë e një lokali në Fier. Nuk dihet pse ka hequr dorë nga kjo pronë Arben Bufi.
Ndërsa në vitin 2017 Arben Bufi deklaron vetëm pagesën e reth 40 mijë eurove për ndërtimin e objektit 574 m2 në Roskovec.
Në vitin 2018, Majlinda Bufi bën rideklarim të vlerës së disa pronave, të deklaruara në deklaratën fillestare. Toka arë me sipërfaqe 1665 m2, e deklaruar në vitin 2013 se ishte blerë për 7 mijë euro, në vitin 2018 deklarohet se është blerë për 2 mijë euro, ndërsa justifikimi është se nuk ka pasur kontratë në momentin e shitblerjes.
Toka arë me sipërfaqe 1850 m2 e deklaruar se ishte blerë për rreth 8 mijë euro, në vitin 2018 rideklarohet e blerë për vetëm 2 mijë euro, edhe kjo me të njëjtin pretendim, mungesën e kontratës në momentin e shitblerjes.
Edhe për sipërfaqen prej 3120 m2, Majlinda Bufi rideklaron edhe çmimin e blerjes, që sipas saj nuk ka qenë 75 mijë euro, por vlera e shitblerjes në 2018 deklarohet për vetëm 40 mijë euro, apo 35 mijë euro më pak nga deklarata fillestare. Edhe për këtë pronë, Malinda Mufi deklaron se nuk e dinte çmimin në momentin që pagoi 75 mijë euro, ndaj pasi mori kontratën 10 vjet pasi e kishte blerë, kryebashkiakja e Roskovecit kupton se kishte paguar edhe 35 mijë euro më shumë. Këto janë transaksione të çuditshme të cilat ngrenë dyshime, pasi Majlinda Bufi nuk deklaron nëse paratë që ka paguar për blerjne këtyre pronave dhe që në thelb janë në total rreth 46 mijë euro, të jenë kthyer nga personat të cilëve u bleu pronat apo jo.
E njëjta gjë ndodh edhe me një tjetër pronë, “Oficinën e re dhe kabinën, e blerë në vitin 1996, por e deklaruar në pronësi të bashkëshorti të saj, Arben Bufi. Në vitin 2018, Majlinda Bufi e deklaron në dekalratën e saj personale, ku shprehet se çmimi i Ofiçinës ka pasur vlerën e 42 mijë eurove dhe jot ë 60 mijë eurove. Pra edhe kjo pronë, pasi Majlinda dhe Arben Bufi kanë marrë në dorë kontratën e shitblerjes, 20 vjet pasi e kanë paguar paratë, kanë kuptuar se shitësi ua ka futur me çmimin, duke marrë plot 18 mijë euro më shumë. Por as për këtë pronë Majlinda dhe Arben Bufi, nuk deklarojnë nëse 18 mijë euro janë kthyer mbrapsht. Në total, Majlinda Bufi deklaron se ka paguar 64 mijë euro më shumë për prona të cilat ishin blerë deri në 20 vjet më parë. Por këto 64 mijë euro nuk deklarohen që janë rikthyer në llogaritë e Majlinda Bufit. Ndërsa bashkëshorti i Majlinda Bufit, Arbeni, nuk deklaron që gjatë vitit 2018 të ketë kryer investime në pasuri të paluajtshme.
Edhe në vitin 2019, Majlinda dhe Arben Bufi nuk deklarojnë se kanë kryer investime në prona dhe pasuri të paluajtshme.
Në vitin 2020, nuk ka ndryshime në pasuritë e paluajtshme të familjes Bufi. Ndërkohë në vitin 2021, kur Shqipëria ishte në periudhë pamdenie dhe e izoluar, kryebashkiakja e Roskovecit shënon një hop cilëson në pasuritë e saj.
Justifikimi me të ardhura nga emigracioni, pa qenë asnjë ditë, Majlinda Bufi e deklaron deri në vitet e fundit. Në vitin 2021 deklaron se është bërë pronare e një trualli me sipërfaqe totale 125 m2, me vlerë 50 mijë euro, ku ajo zotëron gjysmën e kësaj sipërfaqe. Por, kjo pronë është blerë në qershor të vitit 2016 nga bashkëshorti i saj Arben Bufi, ndërsa burimi i të ardhurave në atë periudhë deklarohej revokimi kontratës, ndërsa në vitin 2021, Majlinda Bufi deklaron se është blerë me të ardhura nga emigracioni.
Gjithashtu Majlinda Bufi deklaron pronësinë me 50 përqind të sipërfaqes së një apartamenti me sipërfaqe totale 100 m2, i blerë edhe ky në qershor të vitit 2016 për vlerën 80 mijë eurove. Por te deklarat e vitit 2016, nuk ka asnjë apartament të deklaruar me sipërfaqe 100 m2, dhe i blerë për 80 mijë euro. Ndaj mbetet për tu sqaruar se si është blerë kjo pronë. Majlinda Bufi deklaron gjithashtu pronësinë e 50% të sipërfaqes së një tjetër prone, lloji nuk deklarohet, ndërsa sipërfaqja totale është 257 m2. Kjo pronë deklarohet se është blerë me kontratë shitblerje në vitin 2014 për vlerën e 20 mijë eurove, ndërsa burimi i të ardhurave shënohet me “tjetër”. Majlinda Bufi deklaron gjithashtu blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 60 m2, ku ajo zotëron gjysmën e pronës. Edhe ky apartament është deklaruar se është blerë në vitin 2016, për shumën e 45 mijë eurove, me të ardhura nga emigracioni. Por edhe në këtë rast, në dekalratën e vitit 2016 nuk deklarohet as nga Znj. Bufi dhe as nga bashkëshorti i saj, të jetë blerë një apartament me sipërfaqe 60 m2, dhe me vlerë 45 mijë euro. Pra në total, për pronat e blera nga Majlinda Bufi në vitin 2016, por që çuditërisht deklarohen katër vite më pas, janë paguar vetëm për pjesën e saj takuese, rreth 162 mijë euro.
Bashkëshorti i Majlindës, Arben Bufi deklaron se ka marrë në pronësi dy garazhe, me sipërfaqe totale 20 m2, të cilët rezulton se i kishte porositur që në vitin 2013 dhe pagesat ishin me të ardhura nga emigracioni.
Arben bufi deklaron gjithashtu një pasuri me sipërfaqe 225 m2, të blerë sipas tij në vitin 1996, dhe për të cilën zotëron edhe një dokument të vitit 2008. Kjo pronë është blerë për rreth 1900 euro, gjithashtu me të ardhura nga emigracioni. Gjithashtu Arben Bufi merr në dorëzim edhe aparamentin me sipëfaqe 60 m2 edhe ky i porositur në vitin 2013. Por ndryshe nga garazhet, për këtë pronë ai deklaron se ka paguar edhe 102 mijë euro të tjera, ndërsa në vitin 2013 deklaronte se kishte paguar 100 mijë euro. Për pagesën e re ai deklaron gjithashtu se të ardhurat janë nga emigracioni.
Arben Bufi deklaron gjiashtu se ka marrë në zotërim një Njësi me sipërfaqe 82.3 m2, edhe kjo e porositur në vitin 2013. Për këtë pronë, ndonëse deklaron se ka paguar që në vitin 2013 një shumë prej 75 mijë eurosh, deklaron se ka paguar përsëri edhe 65800 euro shtesë. Një tjetër pronë, të cilën Arditi shpk ia dorëzon Arben Bufit në vitin 2020, është dhe apartamenti 164 m2, gjithashtu i porositur dhe paguar në vitin 2013 për vlerën e 55 mijë eurove. Por në vitin 2021 Arben Bufi deklaron se për këtë pronë ka paguar dhe një shumë shtesë prej 65800 eurosh. Edhe për pagesat e reja, Arben Bufi deklaron se të ardhurat janë nga emigracioni.
Arben Bufi deklaron gjityhashtu se ka blerë një njësi me sipërfaqe 15 m2, në vklerën e 7 mijë eurove. Ai deklaron gjithashtu se është pronar I një apartamenti të blerë në qershor 2021, për vlerën e 116 800 eurove, pjesa takuese 100%, ndërsa sipërfaqja e apartamentit është 127 m2. Sipas deklarimit, edhe për blerjen e këtij apartamenti në vitin 2021, Arben Bufi deklaron të ardhura nga emigracioni.
Ai deklaron gjithashtu pronësinë me 100 të pjesës takuese të një apoartamenti me sipërfaqe 87 m2, I blerë në korrik 2014, ndërsa vlera deklarohet për rreth 25 mijëeuro.
Arben Bufi deklaron gjithashtu pronësi mbi një njësi me sipërfaqe 30 m2, me vlerë 10 mijë euro. Për dy pronat e fundit të përmendura, ai nuk deklaron burimin e të ardhurave.
Në vitin 2021, Arben Bufi deklaron pronësinë e një njësie me sipërfaqe 42 m2, blerë në vitin 2012, për vlerën e 55 mijë eurove. Edhe për këtë pasuri deklarohen të ardhura nga emigracioni.
Njësi 23 m2, me vlerë 20 mijë euro, e blerë në vitin 2015, pa burim të ardhurash. Tokë Arë me sipërfaqe 1850 m2, blerë në vitin 2003, për 2000 euro, të ardhura nga emigracioni.
Edhe dy pronat e tjera, që më herët I deklaronte Majlinda Bufi në një rivlerësim të pasurisë në vitin 2018, I deklaron përsëri bashkëshorti I saj Arbeni në vitin 2021, si pronar I vetëm. Bëhet fjalë për një tokë arë me sipërfaqe 1665 m2 dhe një tjetër sipërfaqe prej 3 mijë m2, të blear për shumën totale të 42 mijë eurosh me kursime nga emigracioni.
Në vitin 2021 Arben Bufi deklaron një pronë me vlerë 310 mijë euro, me sipërfaqe 2109 m2, blerë në vitin 1996 dhe 1997. Edhe kjo me kursime nga emigracioni ndërsa kjo pronë rezulton të jetë e deklaruar për herë të parë në formularët e pasurisë në ILDKPI.
Në vitin 2023, Majlinda Bufi bëhet pronare e dy garazheve me sipërfaqe totale 30 m2, ku ajo zotëron rreth 15 m2. Për këto pasuri ka paguar rreth 10 mijë euro, ndërsa nuk deklaron burimin e të ardhurave. Ajo bëhet gjithashtu pronare e 50% të sipërfaqes së një apartamenti prej 88.27 m2, për të cilin deklaron se janë paguar 140 mijë euro. Për blerjen e këtij apartamenti deklaron një kredi në të njëjtën vlerë.
Arben Bufi deklaron se ka marrë në zotërim një apartament me sipërfaqe 146 m2, ku është 100% pronar I pronës. vlera e apartamentit të porositur në vitin 2012 deklarohet për 116 800 euro.
Ai deklaron gjithashtu se është bërë pronar edhe në disa prona të tjera, kryesisht apartamente ku zotëron gjysmën e pronave, në sipërfaqe shumë të vogla. Ndërsa për blerjne ekëtyre pronave deklaron shpenzime në shumën totale të rreth 25 mijë eurove. Deklaron edhe blerjen e 3450 m2 tokë arë për 4 mijë euro,m edhe këto të ardhura nga emigracioni.
Gjithashtu Arben Bufi deklaron se ka shitur disa pasuri të paluajtshme, dy apartamente dhe dy toka. Vajza e tij deklaron rreth 15 mijë euro të ardhura për vitin 2023, pa burim.
Viti 2024 githashtu mund të konsiderohet i suksesshëm për Majlinda Bufin dhe familjen e saj. ajjo deklaron rreth 160 mijë euro të ardhura, ku pjesa kryesore është blerja e një apartamenti 96 m2 për vlerën e 83 mijë eurove, me të ardhrua nga EMIGRACIONI. Blerja e një pasurie të paluajtshe 257 m2, për të cilën nuk deklaron as llojin e pronës dhe as vlerën e saj. ndërkohë në 2024 ka shitur dy apartamente 60 m2 dhe 36.6 m2 me vlerë përkatësisht 45 mijë euro dhe 29 mijë euro.
Ndërsa bashkëshorti i Majlinda Bufit, Arbeni, deklaron një xhiro prej 900 mijë eurosh në vitin 2024. Ai deklaron se ka blerë mijëra metra katrorë arë, njësi dhe troje në vlerë disa qindra mijëra euro. gjithashtu deklaron se ka shitur një pronë me sipërfaqe 2109 m2 për vlerën e 310 mijë eurove. Ka shitur një njësi për 95 mijë euro dhe një shtuar një pronë sipërfaqe prej 225 m2, për të cilën nuk deklaron vlerën dhe llojin e pronës. Për blerjen e disa pronave, edhe në vitin 2024, Arben Bufi dekalron gjithashtu si burim financimi të ardhura nga emigracioni, ndërsa është e qartë tashmë se as ai dhe as bashkëshortja e tij, Majlinda, së paku prej vitit 2000 nuk kanë qenë kurrë në emigracion. Arben Bufi deklaron të ardhura nga qiratë nga 18 prona, vlera e të cilëva shkon në rreth 44 mijë euro. Arben Bufi deklaron gjithashtu se ka dhënë hua rreth 36 mijë euro, ndërsa paga nga kompania MARIVA për vitin 2012 është në vlerën e 12 mijë eurove.
Këto janë vetëm pasuritë e paluajtshme të çiftit Arben dhe Majlinda Bufi. Në vitin 2013 deklaronin rreth 1.3 milionë euro prona të blerë me kursime nga emigracioni, por çuditërisht edhe pas vitit 2013 e madje deri një vit më parë, Majlinda Bufi dhe bashkëshorti I saj, deklarojnë blerjen pronash me para që janë gjeneruar në emgirim. Vlera e këtyre pronave të marra së bashku shkojnë në rreth 2.7 milionë euro, ndërsa pas vitit 2013, familja Bufi deklaron të ardhura të majme nga qiratë e pronave, të cilat shkojnë deri në rreth 211 mijë euro nga viti 2018 deri në vitin 2024, pa llogaritur këtu vitin 2022 për të cilin nuk gjenden deklaratat e pasurisë. Për dyshimet se këto pasuri nuk justifikohen nga të ardhura nga emigracioni, Plug I është drejtuar ILDKPI me një kërkesë për informacion, ndërsa deri në transmetimin e këtij emisioni nuk është kthyer një përgjigje.
