10 Shtator 2022

Shqipëria ka rënë sërish pre e një sulmi kibernetik në sistemin TIMS.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi një Twitter, ka njoftuar se sulmi u regjistrua mbrëmjen e djeshme, ndërsa sipas tij sërish pas sulmit qëndron shteti iranian.

Më herët kryeministri Rama njoftoi shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me shtetin islamik të Iranit, gjë që çoi dhe në dëbimin e diplomatëve të ambasadës iraniane në Tiranë.

Postimi i kryeministrit Rama:

Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.

Gazeta Shqip