16 Shtator 2026

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qytetarët dhe aktivistët vijuan  marshimin drejt disa pikave të kryeqytetit.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”.

Protestuesit janë nisur drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të mosbindjes civile, ndersa bënë thirrje që nesër të bashkohen para Kuvendit në orën 10:00 .

Protesta do të përmbyllet te busti i Komandantit Adem Jashari, në një ndalesë që organizatorët e kanë cilësuar me rëndësi simbolike në lidhje me Kosovën dhe UÇK-në.