8 Tetor 2023

Qeveria e Izraelit ka aktivizuar nenin 40 të Kushtetutës izraelite, i cili do të thotë shpallje lufte. Neni 40 aktivizohet për herë të parë që nga Lufta e Yom Kipur në tetor 1973.

E thënë thjesht, aktivizimi i nenit do të thotë se ushtria izraelite ka liri të plotë për “operacione ushtarake në shkallë të gjerë” dhe duhet të raportojë vetëm tek lidershipi politik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se tashmë se vendi ishte në luftë pasi terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin jugor, duke vrarë qindra. Vendimi në thelb i jep deklaratës status ligjor, pasi, sipas Kushtetutës, vendi nuk mund të shkonte në luftë pa një vendim qeverie.

Ndërkohë, përleshjet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit vazhdojnë në disa zona të jugut të Izraelit, sipas raportimeve të mediave.

Gazeta Sot