Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

17 shkurt 2021

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm. Tërmeti më magnitudë 5.0 e ka pasur epiqendrën në qytetin e vogël grek të Nafpaktos.

Ky qytet i vogël ndodhet në bregun verior të Gjirit Korinthian, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës, shkruajnë mediat helene.

Tërmeti kishte epiqendrën 11 km (7 milje) në juglindje të qytetit në një thellësi prej 6.0 km (4 milje) në 0336 GMT.