21 Shkurt 2023

Tërmetet shkatërrimtarë që goditën Turqinë dhe Sirinë lanë pas pasoja të rënda në njerëz, ku mbi 45 mijë persona ndërruan jetë dhe qindra të tjerë vijojnë të jenë të humbur.

Megjithatë, duket se kjo nuk është tragjedia e vetme e këtij lloji, që bota e shekullit të 21 do të përjetojë, pasi një paralajmërim i frikshëm është bërë.

Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur, i cili paralajmëroi tërmetet e fuqishme në kufitin turko-sirian ka ngritur sërish alarmin, duke deklaruar se tashmë rrezikon që dhe Stambolli të ketë të njëjtin fat të keq.

Ai shprehet se provinca Hatay, e cila edhe mbrëmjen e djeshme u godit nga një tërmet 6.4 ballë nuk do ketë më lëkundje të tjera.

“Hatay e ka zbrazur energjinë e saj, por koha po afrohet për Stambollin. Nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë. Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na e vuri veshin. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, deklaroi Gorur për mediat turke.

Gazeta Shqip