21 Shkurt 2023

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka folur pas përjashtimit të 6 kolegëve të tij, pasi bllokuan Foltoren e Kuvendit në seancën e kaluar.

Korreshi tha se Kryeministri kërkon të kontrollojë Parlamentin ndërsa ka ironizuar edhe vizitën e Ramës në Japoni.

Korreshi: Kalojnë afatet, kuvendi ka shumë punë. Edhe pse rregullorja e parashikon brenda 48 orëve, është e njejta situatë që ndodh gjithmonë.

Ata predikojnë se ka forma të tjera por janë të parë që shkelin rregulloren. Rregullorja parashikon dhe interpelancë më vete dhe Komision. Koço i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila.

Gazeta Sot