Tensione pas protestës së opozitës, policia pranë selisë së PD-së! Deputetët i dalin përpara

25 Janar 2026
Pas protestës së opozitës të zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet, e cila u shoqërua me tensione pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit, situata mbetet e acaruar. Gjatë përplasjeve janë raportuar policë të lënduar, si edhe protestues dhe gazetarë.
Burime bëjnë me dije se efektivë të policisë ndodhen jashtë selisë së Partisë Demokratike, me qëllim arrestimin e personave që dyshohen se kanë kryer akte dhune gjatë protestës.
Ndërkohë, deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë nga selia blu, duke kundërshtuar praninë e efektivëve civilë dhe duke e cilësuar ndërhyrjen e tyre si të paligjshme dhe provokative.
Situata para selisë së PD mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit janë në gatishmëri.
