“Temperatura përvëluese, shi, breshër, rrufe…”. Keni plane? -Ja si parashikohet moti këtë javë

13 QERSHOR 2021

Edhe pse kulmi i sezonit janë muajt korrik dhe gusht, shumë qytetarë preferojnë të pushojnë në qershor.  Por si pritet të jetë moti gjatë javës së ardhshme?

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet të jetë në një zonë të ndërmjetme masash ajorore. Në pjesën perëndimore të Mesdheut do të ndikoje anticikloni dhe në Ballkanin Lindor do të mbetet ndikim i ciklonit me qendër që do të drejtohet për në Detin e Zi.

Kështu në vend priten kryesisht kthjellime e vranësira. Këto hera herës do të marrin zhvillim kryesisht në pjesën malore dhe kodrinore të vendit. Në këto zona në orët kur temperaturat do të arrijnë maksimumin e tyre parashikohen lokalisht reshje shiu me shtrëngata breshëri dhe rrufe. Kjo situatë do të mbartë me vete në këto orare dhe zagushi pasi dhe temperaturat do të vijnë në rritje.

Era përgjithsisht do të fryjë juglindje dhe veriperëndim e lehtë dhe në bregdet e pëgjatë luginave në mesditë do të vijojë me forcë mesatare dhe deri të vrullshme gjatë ditës së henë e të martë. Valëzimi në dete 3 deri 4 ballë deri ditën e martë. Më tej deti i qetë.
Ju urojmë një javë të bukur por veçanërisht juve që keni zgjedhur të pushoni këto ditë Qershori!/

Gazeta SHQIP