Temperatura deri në -1 gradë, ja kur përmirësohet moti.

– 12/10/21

I gjithë territori i Shqipërisë u përfshi prej mbrëmjes së të dielës nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me rrebeshe në disa zona.

E gjithë java që sapo ka nisur do të jetë me kushte të tilla, reshje shiu, dëbore dhe ulje temperaturash, që në zonat malore do të zbresin deri në -1 gradë.

E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, teksa gjatë kësaj të marte nuk do mungojnë shtrëngatat e shiut.

I gjithë rajoni këtë javë është i përfshirë nga moti i keq, që në disa vende ka shkaktuar përmbytje.

Na: Mapo.al