“Lufta” kundër koronavirusit.  Rama publikon shifrat: Ja sa qytetarë janë vaksinuar deri më tani! Apeli i kryeministrit

11 tetor 2021

Në vendin tonë deri më tani janë vaksinuar 1 milionë e 800 mijë qytetarë kundër koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale teksa i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një ulje e rasteve të reja me koronavirus.

Ministria e shëndetësisë raportoi 195 raste të reja teksa kanë humbur jetën 9 qytetarë të tjerë.