‘Teatri’/ Studentët e Arkitekturës vlerësojnë arsyet e Bashkisë: Shembja nuk është e nevojshme. –

26 Korrik, 2019.

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (KSFAU) ka mbëjtur një qëndrim tijin lidhur me vendimin e Bashkisë lidhur me Teatrin Kombëtar.

Duke i vlerësuar si të pakuptimta arsyet e paraqitura nga bashkia për shembjen e këtij objekti kulturor, studentët e Këshillit Studentor të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës vendosën pothuajse në unanimitet të shprehen kundër këtij vendimi.

Për të mbështetur vendimin e tyre, Këshilli Studentor ka parashtruar edhe argumentet që janë sjellë përfundimin.

Argumentet:

1- Urbanizimi i zonës nuk ka pse dhe nuk duhet të bëhet në qendrën historike të kryeqytetit. Aq më pak kur bëhet fjalë për ngritje të objekteve të larta që përveç prishjes së siluetës urbane kanë edhe ndikim negativ në kujtesën kolektive kur zëvendësojnë objekte të një rëndësie të veçante historike (siç është edhe teatri).

2- Vjetërsia e godinës nuk është kusht për prishjen e saj duke marrë në konsideratë edhe faktin se rikonstruksioni dhe adaptimi i godinës ekzistuese është më pak i kushtueshëm sesa ndërtimi i një godine të re (duke parë projektin e teatrit të ri).

3- Nëse ajo godinë nuk mund të përshtatet për të gjitha llojet e shfaqjeve, le të ruhet si vlerë arkitektonike dhe Teatri i Ri të ngrihet diku tjetër (psh: tek Bulevardi i Ri). Teatri është objekt kombëtar dhe si i tillë nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si pronë e bashkisë.

TPZ.Al