Nga: Nikollë Kërhanaj

Në Ballkan kanë ardhur dhe janë vendosur popullësi të reja nga më të ndryshmet. Është bërë Ballkani I shumë popujve shumemëror. Por populli Iliro-shqiptar ka mbijetuar duke e ruajtur etnitetin e vet të lashtë. Shqiptarët e lashtë (pellazgo-ilir) shtriheshin nga Deti Jon deri në veri të Detit Adriatik, nga perëndimi i Gadishullit të Ballkanit deri në thellësitë e tij në Danubin e sotëm.

Ilirët, për t’u mbrojtur nga Romakët, ndërtuan kështjella, kala e fortifikkata për t’i mbrojtur vlerat dhe identitetin e vet por edhe me një rezistencë ushtarake-luftarake, të cilat u shërbyen shqiptarëve edhe në kohët e mëtejme, në kohën e sundimit 500-vjeçar të Turqisë.Në periodën 500-vjeçare të pushtimit nga Turqia, kohë kur edhe kishat katolike- Romake u përvehtësuan dhe ato objekte fetare u tjetërsuan në xhami e faltore turko-osmane, me ç’rast themelet mbetën të ritit katolik por pjesa e tyre e jashtme ndryshoi duke u mveshur me ate të ritit e fesë islame –myslimane por edhe të asaj ortodokse-sllave, për t’i humbur gjurmët e lashta iliro-shqiptare.

Në fakt, problemet vazhdojnë edhe në ditët e sotme: Shteti aggresor rrënon çdo gjë: objekte fetare, kisha, xhamia, objekte të vjetra-historike, muzeume, objekte të kultit, për t’i humbur gjurmët e të mirave materiale të një kombi e për ta zhdukur kulturën, historinë kombëtare dhe për ta mbivendosur të vetën me të gjitha format por edhe me dhunë. Përditë, edhe sot ballafaqohemi me luftat psikologjike, kur Srbia planifikon për ta ndarë Mitrovicën përmes urës e murit ndarës, formimiit të komunave kinse -me shumicë serbe, kështu pushtuesit e hershëm tentojnë ta këthejnë pushtetin dhe kulturën e tyre në token shqiptare.

Asociacioni i komunave serbe është një “kancer” i pasherueshëm…Edhe Gjykata Speciale është një “pykë” që fillimisht dukej ledhatuese por sa më thell të hyjë bëhet shqetësuese. Ndërkaq, tani në ditët e fundit, treni nga Beogradi që tenojë të hyjë në zemër të Kosovës (në Mitrovicë) është një “hangjar” i cili çdo ditë i vret zemrat tona ? Për të gjitha këto, edhe ne jem paksa bashkëprojektues ? Serbia ka agjenca të rrezikshme ndaj edhe duhet një strategji e matur… Në këto kohë përzierjesh politike, edhe ndërtimi i xhamisë në Kalanë e Prizrenit, është një provokim me qëllime politike Në këtë kontekst, edhe rdërtimi i i xhamisë në kalanë “Rozafa” në Shkodër shkakton konflikte ndërshqiptare. Në kalanë e Prizrenit. Bazamenti i saj është nga koha pagane me elemente kristiane me mbishtresime të pushtuesëve ndër shekujt në vazhdim. Këto zhvillime bëhen në kohën kur shqiptarët dhe bota shkonë nga qytetërimi perendimor. Dhe disa njerëz tanë “Trupin në Kosovë – trurin në Stamboll”.

Për fund: T’i kthehemi vetvetës dhe të vërtetës për të shtuar se çështjet problematike duhet zgjidhur e mbyllur me kohë nga se krijohen probleme tjera të reja e të papriturat si në shtetin tonë ashtu edhe në botë për çka çdo gjë zvarritet sepse pushtuesit janë larguarr me trup ndërsa me mendje janë në Kosovë….Nuk duhet harruar se ne vuajmë nga dashuria ndaj ideologjisë së huaj…?