18 Shtator 2022

Grupi Homeland Justice ka bërë së fundmi një reagim ku flet për sulmet kibernetike në Shqipëri. Homeland Justice thotë përmes një mesazhi në rrjetet sociale se përmes sulmeve kibernetike kanë shprehur urrejtjen dhe zemërimin ndaj qeverisë shqiptare.

Ata shprehen se nuk duan të cënojnë interesat e popullit, por Shqipëria ka qeveri dhe politikanë të korruptuar, prandaj dhe ndërmorën sulmin duke paralizuar funksionimin e shtetit.

“Kemi kryer sulmet kibernetike për të shprehur zemërimi dhe urrejtjen tonë ndaj qeverisë shqiptare. Terroristët e huaj dhe pastruesit e parave nuk i përkasin tokës sonë të shenjtë. Toka jonë ka nevojë për tu pastruar,”-shkruan Homeland Justice.

Sistemi TIMS ka shfaqur sërish probleme në Shqipëri.

Më konkretisht në pikat e kalimit kufitar të Gorricës dhe Qafë Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.

Gazeta Sot