Par8025269

Studentët të ngujuar në Universitet: Duam bukë, nuk i lënë të na sjellin ushqime nga jashtë. –

11 janar 2019.

 

Një grup studentësh të fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit, dhe të Arkitekturës dhe Urbanistikës, përmes një videoje ku nuk i shfaqin fytyrat e tyre për të mos u identifikuar nga strukturat e policisë, shprehet se janë të gjithë bashkë dhe se nuk tërhiqen.

Gjithashtu ata pohojnë se nuk po i lejojnë shokët e tyre të fusin ushqime në godinën e unioversitetit ku po qëndrojnë prej orësh.

 

“Po na lënë pa bukë, nuk lënë që të na sjellin ushqime, mos na detyroni të futemi në grevë urie”, shprehen ata.

Ndërkohë kujtojmë se protesta e studentëve prej ditës së djeshme është zhvendosur në ambientet e fakulteteve, duke bojkotuar mësimin e duke nxjerrë karrige dhe tavolinë në korridor, me qëllim pengimin e zhvillimit të mësimit, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Gazeta Panorama.