Sot, “FOLTORJA”/ PD – PL: Më 5 janar në shesh para Kryeministrisë

5 Janar 2026
Partia Demokratika do t’i rikthehet protestave sic e kishte lajmëruar kreu i saj, Sali Berisha.
Në një postim në facebook, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar se Foltore e PD do të organizohet më 5 janar ora 18:00 para Kryeministrisë.
“Vendos qytetari, jo pushteti! E hënë, datë 5 Janar, ora 18:00, përballë Kryeministrisë”, shkruan Bardhi.
Thirrrje për pjesëmarrje në tubimin e sotem ka bërë edhe Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
“Korrupsioni që po vjedh paratë e vendit më të varfër në Europë nuk është keqqeverisje — është krim.
Protestojmë së bashku për veten tonë.
Së bashku, nesër ora 18:00, para Kryeministrisë”, shprehet Erisa Xhixho
