Sondazhi/ Mbi 300 të helmuar ne Kruje nga uji, a eshte i qëllimshëm?

26 TETOR 2021

Lajmet e ditëve të fundit flasin për një helmim masive të qytetarëve në zonën e Krujës. Fillimisht nuk dihej se nga kishte ardhur ky helmim masiv, por më pas dyshimet u lidhën me ujin e pijshëm.

Qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë kërkuar trajtim mjekësor sepse pjesa më e madhe kishin diarre e të vjella që shkaktojnë dehidratim.

Situata e helmimit të banorëve të Krujës ka vënë në lëvizje autoritetet vendore, si dhe policinë e prokurorinë e Krujës për të kuptuar shkaqet e kësaj situate të rënduar shëndetësore në popullatën e Krujës. Ndërsa është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Vendimi është marrë nga njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor në pritje të përgjigjes së analizave për ngarkesën mikrobike/bakterologjike të ujit.

Gazeta Shqip po iu drejtohet lexuesve të saj me sondazhin nëse ky helmim masive lidhet me ndonjë akt të mundshëm të qëllimshëm, apo është rastësor?

Gazeta Shqip