Skulptura e lashtë prej shkumësi është ‘arti më i rëndësishëm parahistorik’

Nga muzeu thonë se ishte “një nga zbulimet më domethënëse” që i takon lashtësisë, në Mbretërinë e Bashkuar.

Një skulpturë 5 mijëvjeçare që u gjet në varrin e tre fëmijëve konsiderohet si “vepra më e rëndësishme e artit parahistorik” që u zbulua në Britani gjatë një shekulli. Skulptura “Burton Agnes drum” u zbulua në East Yorkshire dhe do të shfaqet në muzeun britanik. Nga muzeu thonë se ishte “një nga zbulimet më domethënëse” që i takon lashtësisë, në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo skulpturë është e ngjashme me skulpturën “Folkton drums” që u gjet në North Yorkshire në vitin 1889.

Kuratori i muzeut britanik, Neil Wilkin tha: “Ky është një zbulim vërtet i jashtëzakonshëm dhe është një nga veprat më të rëndësishme të artit parahistorik që u gjet në Britani në 100 vitet e fundit.

“Skulptura “Folkton drums” për një kohë të gjatë ka mbetur mister për ekspertët, por ky shembull përfundimisht mund t’i ofrojë disa përgjigje”, tha ai.

“Për mendimin tim, skulptura “Burton Agnes drum” është edhe më e ndërlikuar dhe pasqyron lidhjet midis komuniteteve në Yorkshire, Stonehenge, Orkney dhe Irlandë. Analiza e saj do të ndihmojë për të deshifruar simbolikën dhe besimet e epokës në të cilën u ndërtua Stonehenge”, deklaroi mes tjerash ai.

Skulptura u ekspozu  më 17 shkurt./UBTNews