Salianji: – S’mund të mbyll sytë dhe të fshihem, Basha fatkeqësisht barrë e rëndë për opozitën. – Të tërhiqet

8 Mars 2022

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas humbjes së thellë të PD në 6 bashkitë e vendit në zgjedhjet e 6 marsit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Salianji shkruan se rezultati ishte katastrofik për PD dhe përballë kësaj katastrofe nuk mund të mbyllë sytë.

Ai ja vë përgjegjësinë kryesore kryetarit të partisë, Lulzim Bashës. Sipas tij, Basha tani është një barrë e rëndë për opozitën dhe duhet të bëjë një hap pas që të krijojë mundësinë e zgjedhjeve brenda PD-së.

Reagimi i plotë:

Salianji: Rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit ishte katastrofik për Partinë Demokratike.

Kandidatët e PDSH në 6 bashki ishin demokratë dinjitozë, ata bashkë me demokratët bënë çdo përpjekje, por fryma popullore ishte mesazh i qartë për çdo demokrat.

Opozita u dëmtua dhe mori më pak se gjysmën e votave që grumbulloi më 25 Prill, bojkoti i votuesve tregoi krizën e besimit tek opozita. Të gjithë kanë përgjegjësi për këtë situatatë, përgjegjësia kryesore është tek kryetari i partisë.

Personalisht kam bërë beteja të ashpra duke rriskuar gjithçka, kam luftuar fort për të ndihmuar që Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Kam bërë beteja që Lulzim Basha të jetë kryetar i Partisë Demokratike sepse kam menduar që ishte rruga e duhur që PDSH të vijë në pushtet!

Sot nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem, duhet ta lexojmë realitetin duke marrë çdo përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë!

Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën!

Lulzim Basha duhet të bëjë hap pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje!

Demokratët janë fitues, nuk pranojnë të quajnë fitore vendin e tretë! Partia Demokratike do të ribëhet, forca dhe energjia e demokratëve është e pashtershme!

Nga OraNews