Skenari i ESI: – Ballkani Perëndimor do mbetet jashtë BE, njësoj si Turqia

26 janar  2020

Se Bashkimi Europian do zgjerohej në Ballkanin Perëndimor dyshohej edhe para bllokimit të nisjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Franca e Holanda.

E nëse nuk ndryshohet metodologjia dhe ritmi i këtij procesi asnjë shtet në Ballkanin Perëndimor nuk do të anëtarësohet në BE para vitit 2030, është e mundshme që i pret fati i njëjtë si i Turqisë, sipas studimit më të fundit të “European Stability Initiative”.

Siç dalin në përfundim në këtë studim të këtij “think tank”-u evropian, në vitin 2010 ministri gjerman i Punëve të Jashtme Joschka Fischer po del të ketë aftësinë e “parashikimit të së ardhmes”.

Ishte Fischer atëherë që kishte thënë kur ishte pyetur se do të dukej BE në dy dekadat e ardhshme ishte përgjigjur se “e përjashton mundësinë e zgjerimit në cilin do shtet të ballkanit deri në 2030” me arsyetimin se “Europa po vuan një sëmundje të rëndë…qëndrimi i kombeve të ndryshme në BE, thjeshtë, kanë shumë dallime”.

Sipas mendimit të autorit të kësaj analize, shtetet e Ballkanit perëndimor i pret fati i njëjtë me Turqinë, “që kurrë mos të anëtarësohet në union”.

Në këtë kontekst, përmendet se kanë kaluar 6 vite prej kur shteti i fundit është anëtarësuar në BE, e kjo ishte Kroacia.

Kur bëhet fjalë për ballkanasit, theksohet se Maqedonia e Veriut kishte paraqitur kërkesën për anëtarësim në vitin 2004, e kishte fituar statusin e kandidatit një vit më pas, e deri tani nuk janë hapur “bisedimet” me Brukselin, e Mali i Zi negocion tanimë ka tetë vite, ku kaluar edhe rekordin e Kroacisë.

E një statistikë tjetër dëshpëruese është theksuar për Serbinë, që kishte nisur negociatat para gjashtë viteve, e deri tani ka mbyllur vetëm dy kapituj, derisa Shqipëria më shumë se një dekadë po tenton të marrë “dritën e gjelbër” për hapjen e negociatave.

Për Bosnje Hercegovinën nuk ka lëvizje fare që prej dorëzimit të kërkesës për kandidaturë më 2016-n.

E në fund përmendet Kosova që as nuk mund të kërkojë pasi nuk e pranojnë si shtet anëtar të Bashkimit Evropian.

Të premten në vizitë qëndroi edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe përveç fjalëve inkurajuese nuk kishte se çfarë t’i thoshte më shumë kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Samiti i radhës i BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në kryeqytetin kroat në pranverë të këtij viti do të shkoj huq si të mëparshmit nëse Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk pajtohet me propozimet e reformimit të procesit të anëtarësimit.

j.l./ dita