Lojtari legjendar i NBA-s, Kobe Bryant ka vdekur në një aksident me helikopter në Kaliforni.

Ai ishte 41 vjeç.

Ylli në pension i Los Anxheles Lakers ishte duke udhëtuar në helikopterin e tij privat mbi Kalabasaskur shpërtheu një zjarr duke dërguar helikopterin drejt renies nga qielli, sipas TMZ Sports.

Rrëzimi ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit në orën lokale, në kushtet e mjegullës në kodrat me pamje nga Kalabasas, me helikopterin e modelit Sikorsky S-76 që shpetheu në zjarr. Sipas Los Angeles Times, e cila konfirmoi vdekjen e Bryant ne helikopter ndodheshin dhe katër persona të tjerë qe nuk i shpetuan dot ketij aksidenti.

Në mesin e atyre që gjendeshin në helikopter raportohet te ishte dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna.

Bryant, me origjinë nga Philadelphia, luajti për dy dekada me Lakers, duke fituar pesë kampionate dhe duke bërë 18 Lojëra All-Star para se të varte këpucët e tij të basketbollit pas sezonit 2016.