Singapori: – Frikë për një valë të dytë të përhapjes

12 PRILL 2020

Deri më sot Singapori shihej si “drita udhëzuese”, si një vend që ka arritur të mbajë nën kontroll rastet me të infektuar nga koronavirusi. Teksa shtete në Europë si Spanja, Franca e Italia po përballen me një valë të madhe infeksionesh që ka shkaktuar numër rekord viktimash, vende aziatike si Singapori, Hong-Kongu, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë qenë shembull për mbajtejn nën kontroll të pandemisë, duke marrë masa në kohë, me sistem shëndetësor të përgatitur mirë.

Por tashmë rastet me koronavirus në Singapor kanë filluar të rriten. Vetëm gjatë ditës së dielë, Singapori regjistroi 120 raste të reja, numri më i lartë në një ditë të vetme që prej shpërthimit të pandemisë.

Ajo që tremb më tepër ekspertët është se në muajin e kaluar, rastet me koronavirus ishin persona që kishin udhëtuar jashtë shtetit. Por tashmë 112 nga 120 rastet e reja janë transmetime lokale të virusit. Edhe Japonia raportoi këtë fundjavë një rritje të madhe të numrit të të infektuarve, 130.

Ndonëse në këto vende vijojnë të aplikohen masa të ashpra izolimi si karantina 14 ditë për këdo që vjen nga jashtë, dhe monitorimi të infektuarve përmes aplikacionit, ekziston frika se një valë e dytë mund të godasë popullsinë vendase nëse tenton t’i kthehet normalitetit.

Gazeta Sot