Shtohet dhuna ndaj institucioneve të kultit, shkopinj gome dhe gaz lotsjellës ndaj besimtarëve brenda xhamisë

17 Tetor 2026
Dhjetëra efektivë kanë mësyrë në xhaminë ‘Et’hem Beu’ në kryeqytet, në kohën kur besimtarët po falnin namazin duke i dhunuar brutalisht.
Ndaj besimtarëve, efektivët hodhën gaz lotsjellës dhe spraj, duke ndërprerë namazin.
Besimtarët kërkuan nga Policia e Shtetit të vendosin një limit dhe të respektojnë institucionet fetare.
‘Duhet të ketë limit, të mos futen brenda xhamisë. Sa u thirr ezani dhe po nisnim të faleshim, kur policia erdhi brenda dhe ushtroi dhunë ndaj besimtarëve të xhamisë me shkopa gome. Hodhën edhe gaz lotsjellës e spraj ndaj besimtarëve’, u shpreh besimtari.
Nga: Gazeta Sot
