Reagimi i tretë nga SHBA/ Kongresmeni republikan, Keith Self shton dozat kundër Ramës: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan Keith Self
17 Tetor 2026
Përfaqësuesi rebublikan, Keith Self ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i cilësuar ato si shprehje të mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve dhe pakënaqësisë për respektimin e sundimit të ligjit.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Self thekson se protestat pasqyrojnë lodhjen e qytetarëve nga ajo që ai e përshkruan si shpërfillje totale të shtetit të së drejtës.
Ai u bën thirrje udhëheqësve shqiptarë që të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve për ndryshime thelbësore, të cilat, sipas tij, duhet të krijojnë më shumë mundësi ekonomike dhe të kontribuojnë në stabilitetin rajonal.
“Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja totale e shtetit të së drejtës. Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal”, shprehet ai.
