“Shteti po na falimenton”/ Fermerët, protestë në shi para Ministrisë

07/11/19 |

Fermerët janë mbledhur sot përpara Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë protestuar për mungesën e subvecioneve të qeverisë. Pavarësisht reshjeve të shiut, dhe kushteve aspak të favorshme të motit, fermerët shprehen të vendosur se do të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Këtë vit prodhimet janë shitur me një çmim shumë të ulët, çka ka bërë që mijëra fermerë të mos nxjerrin dot paratë e investimeve që kanë kryer.

“Nuk po nxjerrim dot as rrogën për veten tonë, jemi tre veta në familje që po punojmë, po mbytemi në borxhe”, shprehet një prej fermerëve që ishin pjesë e protestës.