Ndodhet pranë qendrës së qytetit, (në rrugën Abaz Bej Lushnja), banesa është dykatëshe e tipit beratase. Sipër çatisë ka një kullë të vogël me gjashtë dritare, e quajtur ndryshe “konaku i hankove“.  Banesa mendohet të jetë  ndërtuar në gjysmën e dytë të shek XIX. Ajo nuk ruan gjurmë  të hajateve. Sipas një fotografie te vitit 1920, mësojmë se ngrehina bën pjesë në grupin e banesave të hapura. Banesa zë një sipërfaqe (afërsisht) 286 m2.

Muratura e jashtmë është e sovatuar dhe e lyer me të bardhë. Për të shkuar  në mjediset e brendshme në katit përdhe, banesa ka dy hyrje në anën veriore dhe perëndimore. (Më pas u hap një tjetër hyrje në anën lindore). Kati përdhe përbëhet nga tre ambiente kryesore:

shtepia kongresi i Lushnjes

  1. Salla e pritjes, e cila lidhet me dhomat e tjera nëpërmjet një korridori të ngushtë. (nga ana perëndimore).
  2. Dhomat e zjarrit, kanë qënë të pajisur secila me nga një oxhakë (sot këta oxhakë nuk ruhen më)
  3. Një tjetër ambjent ndodhet në katin përdhe, me hyrje më vete nga ana veriore por që nuk komunikon me  ambientët e brendshëm të katit përdhe.  Ky ambient shërbente si depo por që lidhej edhe me banjon. Dyshemeja në përgjithësi në katin përdhe është e shtruar me pllaka të thjeshta ndërsa tavani është prej druri.

Për tu ngjitur në katin e dytë,  kalohet nëpërmjet një shkalle druri e dekoruar bukur.

Kompozimi planimetrik i katit të dytë është i ndryshëm nga  kati i poshtëm.

Kati i dytë përbëhet nga katër ambjente kryesore:

  1. Korridori, i cili zë një hapësirë pak më të madhë dhe komunikon me të trija dhomat. Dyshemeja është e shtruar me parket druri ndërsa tavani me çatma. Prej korridorit mund të dalësh në ballkon (i cili ndodhet në anën veriore). Ky ballkon është i ndërtuar thjesht. Ai është i  mbështetur në dy kolona të mëdha (betoni) të cilat në pjesë e sipërme imitojnë formën e një kapitelit të thjesht ndërsa në pjesën e poshtme imitojnë bazën e një kolone antike.
  2. Dhoma e gjumit (e cila ndodhet në anën lindore) është afërsisht me përmasat e korridorit. Dyshemeja e saj është e shtruar me parket druri ndërsa tavani me çatma
  3. Dhoma e zjarrit (e cila ndodhet në anën jugore) e cila për nga  dimensioni është e vogël, është e pajisur me oxhak bashkë me niket, nëpërmjet kësaj dhome kalohej në banjon e katit përdhe. Sakaq po nëpërmjet “dhomës së zjarrit” mund të ngjitesh nëpërmjet një shkalle druri në “konakun  e hankove”. (Dhomë e vogël e cila ndodhet në katin e tretë të ndërtesës. Ai është e pajisur me katër dritare të mëdha të cila shërbejnë edhe si pikë vrojtuese). Dyshemeja e  “dhomës së zjarrit” është e shtruar me parket druri, ndërsa tavani me çatma e njëjtë edhe për “konakun e hankove”.
  4. Dhoma e pritjes, (ndodhet në anën perëndimore) për nga trajtimi dekorativ është më ndryshme, nga ajo lindore. Kjo dhomë  është e pajisur me dritare të mëdha (5 në krahun perëndimor dhe 2 në krahun verior  me një oxhak në krahun jugor). Dyshemeja në përgjithësi është e shtruar me parket druri. Tavani është prej dërrase dhe shumë i dregaduar.

Çatia ruhet disi mirë dhe mban tjegulla origjinale të kohës së ndërtimit. Ky ambient në pamje të jashtme në anën e perëndimore ruan një përpunim të pasur arkitektonik pasi është dhe fasada kryesore e banesës.