Lodovik Naraci.-Nga fama cilësohet si violinisti më i mirë shqiptar i shek. XX-të. –
Nga: Vaso Tole.
Evidencat janë të pakta, dihet se në Pragë ishte nxënësi i Shevçikut legjendar dhe se kush e ka dëgjuar të interpretonte nuk e harron kurrë, e flet ende për të si për një fenomen, si për një Paganin të dytë.
Regjistrimet muzikore pothuajse mungojnë, megjithatë ky program koncerti i datës 3 dhjetor, i gati 1 shekulli më parë është dëshmia që flet për kalibrin e Tij, e po aq për standardin e jetës muzikore gjatë Mbretërisë Shqiptare.


Aty bie në sy edhe kompozimi që ai i dedikon Qor Jakovës, bashkë qytetarit, njërit prej mjeshtrave të ahengut shkodran.
E kemi kërkuar këtë partiturë, por ende pa rezultat.
Naraçi u nda nga kjo botë më 2 shkurt të vitit 1999.
Respekt për Ludovik Naraçin, mjeshtrin e njohur dhe të pakurorëzuar shqiptar të violinës!