3 Janar 2023

“Interesi i inteligjencës ruse për Gjermaninë po rritet ndërsa lufta e Rusisë me Ukrainën vazhdon.” Këtë deklaratë e ka bërë kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas Haldenwang për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.

Handelwang i referohej njoftimit të fundit të arrestimit të një punonjësi të Agjencisë Federale të Inteligjencës dhe Kundërzbulimit të Gjermanisë, i cili dyshohet se ka spiunuar për Rusinë.

I arrestuari dyshohet se i ka kaluar palës ruse informacione sekrete . Sipas Haldenvung, ky incident mund të tregojë se sa real është rreziku që vjen nga Moska. Haldewang spekuloi se Rusia po përpiqet gjithashtu të mbushë boshllëkun e lënë nga dëbimi i 40 punonjësve të ambasadës ruse për situatën në Ukrainë, duke lënë të kuptohet se Moska po përpiqet të mbulojë humbjet që ka pësuar.

“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për të parandaluar ardhjen në Gjermani të personave të rinj që janë të përfshirë në shërbimet sekrete ruse“, nënvizoi Haldenbank, duke sqaruar se Gjermania e bëri më të rreptë procesin e dhënies së vizave për rusët.

Haldenwang përfshiu gjithashtu Kinën dhe Iranin në mesin e shteteve , shërbimet e inteligjencës së të cilëve kanë aktivitet të rëndësishëm në Gjermani.

Nga OraNews