3 Janar 2023

Viti 2022 ka regjistruar një prej dimrave më të butë në historinë e vendit. Rreshjet e dëborës kanë qenë të pakta, dhe po ashtu temperaturat e larta duke thyer disa herë rekordin e temperaturave më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Megjithatë tashmë kemi hyrë në ditët e para të Janarit dhe viti i ri mund të sjellë dimrin e ashpër dhe të munguar deri tani. Kjo sipas meteorologëve do të ndodhë për shkak të një fenomeni të pazakontë që po ndodh në Polin e Veriut.

“Stratëarming”, apo ngrohja e anormale që po ndodh në stratosferën e Polit të Veriut, pikërisht në rrethin arktik ka sjellë temperatura deri në 50 dhe 60 °C brenda pak ditësh. Kjo zonë midis Siberisë dhe Alaskës do të mbahet nën vëzhgim nga meteorologët dhe shkencëtarët gjatë ditëve të ardhshme.

Pasi aktivizohet, kjo ngrohje gradualisht tenton të zgjerohet drejt troposferës së sipërme, duke shkaktuar kështu dislokimin e vorbullës polare. Në këtë rast vrobulla polare parashikohet të ndahet më dysh, duke udhëtuar drejt gjerësive gjeografike të mesme, dhe duke shkaktuar dallgë të ftohta deri në zemër të Europës.Kjo pritet të ndodhë në ditët e para të mesit të Janarit, dhe do të prekë mesin e Europës dhe të gjithë rajonin e Mesdheut.

Temperatura të ftohta me ngrica dhe reshje të shumta dëbore në këtë periudhë nuk janë të pazakonta për Europën. Vala e acarit dhe ngricave e kanë pushtuar më herët kontinentin e vjetër në 1929, 1956, 1991, 2012 dhe 2018, raporton “Il Meteo“. Projeksioni thotë se i ftohti i acartë do të mbërrijë në mes të Janarit apo ditët e para të Shkurtit, megjithatë duke patur parasysh distancën e largët që vorbulla polare do të duhet të përshkuajë, mbetet vetëm një parashikim.