Shpetim Nazarko

8 Nentor 2022

Analisti Shpëtim Nzarko në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me dorëheqjet e deputetëve të Partisë Demokratike për të cilët u shpreh se ata kanë marrë vendime të tilla ndoshta pasi kanë llogaritur edhe vështirësitë në të cilën ndodhet aktualisht kjo forcë politike.

Sa i përket Taulant Ballës, Nazarko tha se pavarësisht se është një ‘burrë i mirë’, ai i ngjall ato historitë e vjetra të sekretarëve, paraqesin një frymë të vjetër të konsumuar dhe këtë po e vë re dhe te Rama.

“Jemi në krizë politike, partitë synojnë të shkojnë tek rrënjët. Rama thotë se keni shkuar shumë larg me filozofinë e halla Nanos, dhe thotë që më mirë atë bazën e brendshme ta kemi sipas traditës së vjetër. Këta janë në rregull, por problemi është se pasi ka ende tagji për të ngrënë mund të bësh të tilla gjëra”, u shpreh Nazarko.