27 Maji 2023

Mbipopullimi në Everest fillon të lërë pasoja tragjike në malin më të lartë të planetit.

Sipas portalit “Desnivel”, duke cituar blogun e Alan Arnette, deri më tani në vitin 2023 në Everest janë regjistruar gjithsej 11 vdekje, shifra që tejkalojnë shumën e vdekjeve më 2021 (3 vdekje) dhe 2022 (5 vdekje). Sipas portalit në fjalë, vetëm në tre raste është tejkaluar numri i njëmbëdhjetë vdekjeve në Everest: në vitin 1996, kur vdiqën 12 persona; në vitin 2015, kur 14 persona humbën jetën nga tërmetet që tronditën Nepalin; dhe në vitin 2014, kur 17 persona humbën jetën për shkak të një orteku.

Një kaskadë vdekjesh që filloi prillin e kaluar me tre të vdekur, por është rritur në mënyrë dramatike këtë maj me deri në tetë vdekje dhe duke pritur për të ditur vendndodhjen dhe statusin e të paktën tre personave të zhdukur në mal.